Serbia dorëzon në ITU letërpajtimin për kodin telefonik të Kosovës

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 08:18 | Nga

Është hequr barriera që, prej dy vjetësh, e ka mbajtur peng pajisjen e Kosovës me kodin telefonik 383. Serbia e ka deponuar letërpajtimin në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).
MADHËSIA E TEKSTIT- + PERISKOPI.COM 6 DHJETOR 2016, 7:34 LAJME

Edita Tahiri, ministre e Dialogut, ka thënë se Prishtina zyrtare e ka marrë kumtin për këtë.

“Më datën 3 dhjetor kemi marrë konfirmimin nga Bashkimi Evropian që Serbia e ka dorëzuar letrën në ITU, sipas marrëveshjes së Brukselit për telekomin”, ka thënë ministrja Tahiri. “Në letër thuhet që Serbia shpreh pajtimin që ITU-ja t’ia ndajë Kosovës kodin telefonik 383”.

Nëpërmjet një marrëveshjeje të 2013-s, parashihej që nga janari i 2015-s do të mundë të përdorej nga operatorët vetëm kodi i cili do t’i ndahej Kosovës nga ITU-ja. Kodi nuk ishte ndarë. (KohaDitore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme