Serbia e arreston F.K me pretendimet se “kreu krime kundër ushtrisë jugosllave” në Koshare

Prishtinë | 03 Kor 2024 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë arrestuar sot një person me inicialet F.K i moshës 56 vjeçare me pretendimet se i njëjti “ka kryer krime kundër ushtrisë jugosllave” në maj të vitit 1999 në Koshare.

“Ai dyshohet për krime të kryera në maj të vitit 1999 në zonën e fshatit Koshare të Kosovës kundër pjesëtarëve të ushtrisë jugosllave”, ka thënë Daçiq, shkruan KO.

Ai tutje ka treguar se Policia e ka sjellë të njëjtin para Prokurorisë për Krime Lufte për të marrë në pyetje dhe për procedim të mëtejshëm.

Të ngjashme