Përderisa Kosova ende nuk ka vendosur nëse do ta kandidojë për anëtarësim në UNESCO këtë vit, në Serbi janë të bindur se kjo do të jetë e pamundur.
Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq ka deklaruar se në Serbi nuk ka asnjë arsye për pesimizëm pasi sipas tij Prishtina zyrtare nuk do të mund t’i fitojë votat e nevojshme për anëtarësim, transmeton lajmi.net
“Ne jemi një anëtar dhe kemi 29 vende që nuk e kanë njohur Kosovën, por ne kemi edhe vende që nuk e kanë njohur Kosovën në përbërjen e Këshillit Ekzekutiv. Por edhe nëse i marrin votat në këtë Këshill, vendimi do të shkojë në Konferencën e Përgjithshme ku duhen dy të tretat e votave, e që nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Tanaskoviq.
Kosova vitin e kaluar ka dështuar të anëtarësohet në UNESCO për tri vota.