Ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger, ka kërkuar nga BE-ja që t’ia heq statusin e vendit kandidat Serbisë, pasi s’është lejuar të hyjë në territorin serb.
Fehlinger ka shkruar në Twitter se s’është lejuar të hyjë në Serbi pasi është kritik i politikave pro ruse të presidentit Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta Express.
“Nëse nuk më lejon të hyjë në Serbi, si qytetar austriak dhe qytetar i BE-së, vetëm pse e kritikoj politikën tënde pro-ruse dhe mungesën e vullentit tuaj evropian për paqen, më bën me dije që Serbia nuk është gati për statusin e kandidatit në BE dhe ky status duhet të tërhiqet tani”, ka shkruar Fehlinger.