Qeveria e Serbisë sot mori vendim për ngritjen e të gjitha stërvitjeve ushtarake dhe aktivitetet me të gjithë partnerët. Edhe pse u paralajmërua se do të ketë ushtrime të përbashkët me ushtrinë e Putinit dhe të Lukashenkos.
B92 citon ministrin e Mbrojtjes Aleksandar Vulin të ketë deklaruar se Serbia është nën presion të tmerrshëm nga BE për shkak të stërvitjeve të paralajmëruara me Bjellorusinë e Alexander Lukashenkos, rizgjedhjen e të cilit në krye të vendit nuk e pranon asnjë vend i BE-së për shkak të manipulimit të zgjedhjeve të 9 gushtit.
“Na kërkohet të braktisim stërvitjet e planifikuara ushtarake me Bjellorusinë me koston e largimit nga e ardhmja jonë evropiane. Në periudhën e ardhshme, ne nuk do të marrim pjesë në asnjë stërvitje apo aktivitet ushtarak me NATO-n, Rusinë, SHBA, Kinë, BE, Lindje ose Perëndim,” tha ai.
Vulin deklaroi se pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse do të shqyrtohet dhe, nëse është e nevojshme, ajo edhe do të pezullohet.