Serbia kërkon nga EULEX-i “ta mbrojë” të dyshuarin për krime lufte

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 08:10 | Nga

Katër ditë pasi që Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të dyshuarin për krime luftë Bogdan Mitroviq, në Burgun e Sigurisë së Lart në Podujevë e ka vizituar oficeri për ndërlidhje i Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviq.

Ky i fundit, pas bisedës rreth një ore që e ka zhvilluar me Mitroviqin, ka deklaruar se ai i ka thënë se Serbia qëndron fuqimisht prapa tij, shkruan sot Koha Ditore.

Në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Paviçeviq ka thënë se “i vetmi faj i Mitroviqit është se është serb”.

Zyrtari i Serbisë në Kosovë madje apeloi edhe tek organet e drejtësisë së Kosovës që ta hetojnë rastin sërish, pasi, sipas tij, “nuk ka indikacione që të ketë bërë krime lufte”.

Paviçeviq, po ashtu, ka apeluar tek misioni i EULEX-it që, siç ka thënë, ta mbrojë të drejtën e Mitroviqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme