Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq ka deklaruar me rastin e letrës së presidentit amerikan, Donald Trump drejtuar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij kosovar, Hashim Thaçi se tani është e qartë se Shtetet e Bashkuara do të rregullojnë disa marrëdhënie në Prishtinë për shkak të disa “vendimeve të paarsyeshme” që sipas tij “dialogu Kosovë -Serbi ka rënë në krizë”.
Odaloviq, për Radio Televizionin e Serbisë, tha se letra e Trump ishte diçka që do t`i “thëras mendjes” dhe një mesazh me qëllim të mirë për ta bërë dialogun më të fortë dhe për të vazhduar në pozicionet e një kompromisi të përbashkët dhe një zgjidhjeje të qëndrueshme, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë ju sjellim letrat e Trump dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.