Serbia mbi 2 mijë të infektuar brenda ditës, Kosova dy raste me Covid

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Kosova krahasuar me vendet e rajonit, po vazhdon të regjistroj një numër të ulët të rasteve të infektuara me COVID-19, ndonëse vendi qëndron prapa sa i përket vaksinimit, shkruan Gazeta Express.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 raste të reja të infektuara me koronavirus nga testimi i 1 mijë e 265 mostrave.

Një gjendje krejtësisht ndryshe është në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e shtete tjera.

Ministria e Shëndetësisë nëShqipëri gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nga 2 mijë e 834 testime të kryera në 24 orët e fundit, 418 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 4 persona kanë humbur betejën me këtë virusi.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 2 mijë e 180 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe 49 viktima. 1 milion e 252 mijë e 573 deri tani janë regjistruar si të infektuar me COVID-19 në këtë shtet.

Numër të madh të rasteve të reja të infektuara me COVID po regjistron edhe Mali i Zi.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë raportuar 15 viktima nga COVID-19 dhe 212 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 118 raste të reja ne COVID-19 nga testimi i 1 mijë e 245 mostrave. Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 viktima.

Me një situatë më të rëndë po përballen shtetet tjera.

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar mbi 12 mijë raste të reja të infektuara me virus dhe 56 viktima. Holanda gjatë kësaj kohe ka regjistruar 21 mijë e 443 raste të reja me këtë virus, Hungaria  ka regjistruar 27 mijë e 830 raste të reja, ndërsa Zvicra 2 mijë e 508 raste.            

Të ngjashme