Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka folur para dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Prishtina “po gjeneron një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë para vazhdimit të dialogut”, raporton Gazeta Express.
Petkoviq ka thënë për RTS, se krejt kjo po bëhet “që Serbisë dhe presidentit serb t’i bëhet presion”.
“Ju keni një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë i fuqive perëndimore dhe nuk duhet të kritikohet “, deklaroi Petkoviq.
“Vuçiç tha nga zemra dje në Prohor Pcinjski – ne do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen e ne dhe fëmijëve tanë,” tha tutje Petkoviç.
Beogradi, sipas Petkoviq do të insistojë në formimin e Asociacionit në takimin që pritet të mbahet të martën në Bruksel.