Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe “arrihet paqja afatgjate”.
Petkoviq po ashtu ka thënë se “Albin Kurti vetëm i ka shtyrë masat e nuk i ka anuluar ato”, raporton Tanjug.
Ai ka thënë se “duhet të respektohen gjashtë pikat e para të marrëveshjes së Brukselit”.
Petkoviq të dielën u akuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që i ka nxitur tensionet në Veirun e Kosovës.
Kjo pasi serbët bllokuan rrugët duke vendosur barrikada për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë për reciprocitetin në targa dhe dokumente