Nesër është shpallur ditë zie në Serbi. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Republikës së Serbisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme.
Kjo pasi për shkak se tre terroristë serbë u vranë në sulmin në Banjskë të Zveçanit.
“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e manifestimeve publike që programin e tyre ta përshtatin të mërkurën, më 27 shtator dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë”, thuhet në njoftim.