Serbia nuk është duke e kërcënuar vetëm Kosovën, por de-facto edhe NATO-n

Prishtinë | 30 Sht 2023 | 17:46 | Nga Lulzim Peci

Me dislokimin e trupave ushtarake, duke përfshire këtu tanket dhe artilerinë në kufi, Serbia nuk është duke e kërcënuar vetëm Kosovën, por de-facto edhe NATO-n. Për ketë kemi tani alarm në Washington dhe ne Bruksel, dhe atë në nivelet me te larta, dhe NATO është duke dërguar trupa shtese dhe trupa te tjera i ka vene ne gjendje gatishmërie.

Plani i Beogradit që përmes “little green man” të tij, të simulojë një kryengritje në veri dështoi, duke iu falënderuar neutralizimit te përbashkët të këtij grupi terrorist nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Tani Serbia po tenton të hap një konflikt të ri të armatosur, dhe kjo po shihet nga qielli se është një skenar i përbashkët me Rusinë, pasi kjo i nevojitet asaj me shumë se çdo gjë, kur është në rrugë të pësimit të disfatës ushtarake në Ukrainë. Me këtë Serbia po e vërteton edhe një herë se është vetëm një vegël e Kremlinit, dhe se tregimi i balancimit në mes Brukselit dhe Moskës tanimë ka përfunduar, dhe se simulimet e saj se është duke lëvizur ngadalë drejt perëndimit, ua prishën ëndrrat shumë politikëbërësve qe shpresonin, dhe kishin iluzione se Beogradi është duke u kthyer ne rrugë të mbarë. Ky akt i Serbisë tregon asgjë më shumë dhe me pak se sa thellë ka depërtuar ndikimi rus brenda strukturave politike dhe atyre rë sigurisë, saqë me ose pa dëshirë janë duke e shtyrë ketë vend që të veprojë kundër interesave te tij.

Shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëhet me tutje. Kosova në këtë rast duhet ta përcjellë Washingtonin, pasi potenciali i konfliktit ka dimensione shumë më të gjera, në të cilën vendi yne duhet te veprojë si nje aleat i përgjegjshëm. Këtu dua te them edhe nje gjë, dhe atë që në vendet demokratike ushtria nuk përdoret ne vendet demokratike për të luftuar terrorizmin. Po ashtu, ne ketë situate shkuarja e FSK-se ne veri, kur vetëm kemi rritje te numrit te ushtareve te KFOR-it ne kete pjese te Kosovës nuk do te mund te kontribuonte ne rritjen e sigurisë ne ate pjesë te vendit ne situatën momentale, përkundrazi, do ta komplikonte ate. Mirëpo, nëse është e domosdoshme, NATO-ja në një situatë tjetër edhe mund ta jepte lejen për dislokimin e trupave te FSK-se. NATO-ja asnjëherë nuk ka thënë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri, por e ka bërë te qartë se kjo mund te behet vetëm me lejen e tij. Prandaj, është mirë qe mos t’I përziejmë kabllot këtu. FSK do te kishte bërë mirë që të kujdeset per kufijtë lindorë te Kosovës, dhe ate se bashku me KFOR-in amerikan, pasi aty kemi nje kufi te gjatë, dhe nese konflikti fillon ne veri (mos e dhashte Zoti), ai nuk do te kufizohet vetem aty, por do te hapet përgjatë krejt kufirit Kosovë-Serbi. Mos te harrojme se ditëve te fundit ka pasur edhe levizje shtese te trupave ushtarake serbe drejt bazës Cipolin, 5 km afër Bujanovcit, e cila eshte edhe baza me e madhe ushtarake e Serbisë.

Në anën tjetër, NATO-ja dhe BE-ja kanë instrumente te tjera me të cilat mund ta detyrojnë Serbinë që të terhiqet nga kufijtë e Kosovës, dhe ky problem duhet te zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Njëra ndër instrumentet e para, nese nuk kthjellet Serbia brenda nje kohe të shkurter, është kthimi I zones se mbrojtur prej 5km (për këmbësorinë) dhe 25 km (aviacionin dhe artilerinë) nga kufiri me Kosovën, dhe rikthimin e urdherit aktivizues (Activation Order) që është hequr ne vitin 2001, pas rënies se Millosheviqit. Po ashtu, ajo mundet qe menjehere t’ia suspendojë anëtarësinë ne Partneritetin per Paqe, dhe t’I vendosë edhe sanksione per shit-blerje të armatimit, prej te cilave Serbia inkason mbi një miliardë në vit.

Ne anen tjeter, BE dhe SHBA mund t’I vendosin sanksione ekonomike dhe terheqjen e investimeve te tyre, te cilat kete vend mund ta kolapsojne regjimin e Vucicit brenda nje kohe te shkurter.

Prandaj, ne kete situate Kosova duhet ta luaj rolin e aleatit besnik, qe kontribuon per ruajtjen e paqes. Ne kete situate, duhet t’i përcillet nje mesazh i qarte komunitetit serb ne Kosove me tone bashkëpunuese dhe përkujdesjeje, pasi ata jane qytetare te vendit tone, sikurse te gjithe shtetasit e Kosoves.

Perpjekjet per terrorizëm me se miri munden me mjete politike. Winning minds and hearts – fitimi i mendjeve dhe zemrave eshte esenca e ketyre përpjekjeve. Prandaj, ne ketë kohë na duhet pjekuri politike si asnjëherë më parë, dhe duhet ta kemi parasysh se rrahja e gjokseve dhe retorika e shfrenuar, vetëm se mund ta degradojë fitoren e javës së kaluar, e cila presionin perëndimit ndaj Kosovës, tani e ktheu në përplasje me Serbinë. Tek e tutje, nuk e kemi luksin e gabimeve, pasi ato mund të kushtojnë shumë.

Të ngjashme