Serbia nuk po e lejon njërin nga kamionët e larguar nga barrikada të hy në territorin e tyre

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Dy kamionë janë nga barrikada e krijuar në rrugët që të qojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Kamioni i pare është larguar para më shumë se një ore, kurse kamioni i dytë para pak minutash.

Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se kamioni i parë që është larguar nga barrikada është lejuar të futet në territorin e Serbisë, por jo edhe kamioni i dytë.

Burimet nga veriu thonë se autoritet kufitare serbe, shoferit të kamionit të dytë ja kanë ndaluar hyrjen me qëllim që ai të kthehet sërish në barrikadë.

Për shkak të masës së reciprocitetit, për të gjashtën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë.

Në këto dy pika kufitare Kosovë -Serbi vazhdon të jetë e vendosur edhe njësitë speciale e Policisë së Kosovës.

Serbët lokalë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Ata po pamundësojnë kalimin e veturave, ndërkohë qytetarët po detyrohen të kalojnë kufirin në këmbë.

Të ngjashme