Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Prishtinë | 30 Nën 2023 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, ka njoftuar se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Presheva është komunë e banuar me shumicë shqiptare dhe së bashku me Bujanocin dhe Medvegjën, ku jetojnë po ashtu shqiptarë, njihen si Lugina e Preshevës.

Gashiq deklaroi se policia “po bën gjithçka për të frenuar migrimin e parregullt dhe për të dekurajuar dhe arrestuar të gjithë kontrabandistët e njerëzve”, njoftoi Ministria e Brendshme serbe më 30 nëntor.

“Anëtarët e MPB-së do të marrin të gjitha masat për të parandaluar kalimin e emigrantëve të parregullt në vendin tonë. Ne do të qëndrojmë në këtë zonë, por edhe në veri të vendit, derisa ta zgjidhim plotësisht këtë problem”, tha Gashiq në qendrën rajonale të policisë kufitare në drejtim të Bullgarisë.

Të ngjashme