Shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se Serbia po vazhdon me bllokimin e kamionëve tregtar të cilët vijnë nga Republika e Kosovës.
“Përveç kamionëve me origjinë nga Kosova, Serbia po bllokon edhe kamionët me origjinë nga vendet e tjera, por që shfrytëzojnë Republikën tonë si rrugë tranzit.
Në fotografi, e cila është realizuar sot, shihet një kamion nga Republika Çeke i cili kthehet prapa nga autoritetet e Serbisë, përderisa tenton të hyjë në territorin e tyre nëpërmjet Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Tutje Ahmeti ka thënë se bllokimet e tilla janë shkeljet e marrëveshjeve rajonale, pjesë të të cilave jemi i gjithë rajoni si të barabartë.\