Në veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa serbe.
Policia e Kosovës nga ky serb ka sekuestruar një pistoletë.
“Njësiti policor në veturën me targa të Serbisë, pronë e të dyshuarit mashkull serb ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë pa municion. I dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor që ka dërguar Policia e Kosovës.