Serena Williams kërkon ndihmë për vajzën e saj

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 09:08 | Nga

Kampionia e tenisit Serena Williams, tash e 3 muaj ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, Alexis Olympia.

Por ashtu siç ndan edhe shumë gjëra tjera me miqtë dhe fansat e saj përmes rrjeteve sociale, kësaj here ndau edhe dhembjen, shkruan People, transmeton Koha.net.

Ajo ka treguar për kohët e vështira që po kalon pasi vajza e saj 3 muajshe qan vazhdimisht, e kjo për shkak se asaj kanë filluar t’i dalin dhëmbët e parë.

Ka thënë se tani ajo ka nevojë vetëm për nënë e saj pasi është duke kaluar një kohë të vështirë dhe është shumë e stresuar.

“Është kaq e vështirë. E gjora Alexis Olympia ka qenë kaq e parehatshme. Qan kaq shumë (ajo kurrë nuk qanë), më duhet ta mbaj në krahë deri sa të fle. Kam provuar peshqir të ftohtë e shumë gjëra tjera por asgjë nuk funksionoi. Po më thyen zemrën. Kam nevojë për nënën time të vijë të më fus në gjumë pasi jam shumë e stresuar. Ndihmë? Ndokush?”, ka shkruar Williams.

Por nuk shkoi gjatë dhe fansat e Williams i ofruan opsione të ndryshme duke tentuar t’i dalin në ndihmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme