Ankand në Serinë A për Arlind Ajetin. Janë të paktën 5 skuadra të elitës së futbollit italian që synojnë të sigurojnë shërbimet e 22-vjecarit shqiptar, i cili shkëlqeu në dy ndeshjet ku u aktivizua me kuqezinjtë në kampionatin europian.
I përzgjedhur madje njeriu i ndeshjes në përballjen me Rumaninë, Ajeti mbetet shumë i kërkuar në merkato. Fakti që është lojtar i lirë, pasi është cliruar nga cdo detyrim kontraktual me Frosinone, pas rënies së këtij ekipi në Serinë B, për qendërmbrojtësit u interesuan fillimisht Torino e Bolonga, me pas Pescara e Ledian Memushaj, ndërsa orët e fundit kanë dalë në skenë Lazio dhe Atalanta ku luan Gjimshiti.
Nëse bergamaskët do të mposhtin konkurrencën e ekipeve të tjera, atëherë sezonin e ardhshëm në mbrojtjen e ziklatërve mund të shohim dyshën shqiptare në qendër të mbrojtjes.
Nga jashtë Italisë ka patur interes nga Ferebahce në Turqi, Werder Bremen në Gjermani dhe Stoke City në Angli.
Ajeti ka marrë kohën e mjaftueshme për t’u menduar dhe bërë të bërë zgjedhjen e duhur për karrierën e tij. Në kampionatin italian tashmë është i përshtatur, pas i mjaftuan 6 muajt e kaluar në radhër e Frosinones, që i shërbyem për të fituar vendin e titullarit në kombëtare.