Kujtojeni vitin 2011 – William u martua me Kate, Adele kishte publikuar albumin “21” e Rebecla Black ndihmoi q t gjithë t’i vlerësojmë “të premtet”.
Pikërisht në këtë vit u publikua edhe episodi i parë i serialit komedi “New Girl”. Zooey Dedchanel, e cila luan rolin e Jess, ishte duke shijuar ditët e famës pas suksesit te “500 Days of Summer”.
Këtij seriali i erdhi fundi mbrëmjen e se martës, kur edhe u publikua episodi i fundit dypjesësh i sezonit të shtatë.
“Jam shumë krenare që kam kaluar tërë këtë kohë në televizion. Megjithatë ka ardhur koha që të vazhdojmë tutje. Është e ëmbël dhe e hidhur njëkohësisht, ngaqë me mungon ajo shoqëri dhe i dua të gjithë ata me të cilët kam punuar” është shprehur Zooey.
Javën që shkoi shikuesit kanë parë më në fund Nick, rolin e të cilin e luan Nick Johnson, t’i propozojë martesë Jess.