Serie A mund të mos vazhdojë deri në qershor

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga Coronavirusi në Itali.

Sipas raportimeve të së shtunës, në 24 orët e fundit kanë vdekur 793 persona, ndërsa ekspertët vlerësojnë se pandemia ende nuk e ka arritur kulmin.

Sipas “football-italia” kjo mund të bëjë që kampionati italian, Serie A, mos të vazhdojë deri në qershor.

Shifra e të prekurve dhe atyre që po vdesin si pasojë e Coronavirusit po rritet shumë shpejtë, me gjithë masat që po merren.

Plani ishte që Serie A të vazhdojë më 2 maj dhe që kampionati të luhej deri më 30 qershor, por kjo tashmë duket fare pak e mundshme.

La Repubblica ka raportuar që presidentët e klubeve të Serie A do të diskutojnë për mundësinë që kampionati të vazhdojë në qershor dhe të luhet deri më 30 korrik. Kjo mund të jetë shumë e komplikuar. Ka shumë lojtarë që kanë kontrata vetëm deri më 30 qershor.

Të martën është planifikuar një takim tjetër i Serie A dhe i Federatës së Futbollit të Italisë.

Napoli ka njoftuar se të mërkurën më 25 mars do t’i vazhdojë stërvitjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme