Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

| 15 Shk 2022 | 15:58 | Nga

Disa herë me radhë janë ngritur dyshime se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për një bombë të mundëshme, shkruan Ekonomia Online.

Në mesditë edhe sot është pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur për Ekonomia Online Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se përmes një telefonate anonime një persona ka deklaruar se në stacion ishin vendosur mjete shpërthyese

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Informata është trajtuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Të ngjashme