Sërish befason moti në Kosovë

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 08:30 | Nga

Masat e ftohta të ajrit të cilat vijnë nga ana veriore e kontinentit do të kushtëzojnë mot jo-stabil, me vranësira erëra , ulje të vlerave të temperaturave maksimale dhe reshje shiu.

Fillimi i javës do të jetë me diell ,ku në pjesën e dytë të ditës do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat në orët e vona do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat ditën e hënë do të lëvizin nga 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Nga dita e martë vendi ynë do të karakterizohet me një mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik, reshje shiu ,ulje të vlerave të temperaturave maksimale nën vlerat e normales. Shtypja atmosferike do të shënoj ulje për 3-5 milibar. Temperaturat maksimale nga e marta do të bijnë deri 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më tej nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

Mot jo-stabil do të na shoqëroj për gjithë këtë periudhë të parashikimit, mirëpo nga dita e enjte serish pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme