Sërish i digjet vetura shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Është djegur sërish vetura e shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së Musa Vitisë.

Brenda pak më shumë se një muaji, Musa Vitisë i është djegur vetura e dytë në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Vetura e markës ‘Mercedes’ është djegur pothuajse e tëra në të njëjtin vend kur u dogj edhe herën e kaluar.

Vitia mban postin e shefit të Auditorit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Më 19 gusht atij i ishte djegur një veturë tjetër e markës ‘Audi’ në parkingun e njëjtë. Deri më tani nuk janë dhënë detaje lidhur me këto dy raste.

Të ngjashme