Mërgimtarët janë duke pritur deri në shtatë orë për të dalë nga territori i Kosovës përmes pikës kufitare Merdare. Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 1 mijë e 600 metra.
Kolona janë krijuar po ashtu edhe në pikat tjera kufitare që bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe tek Dheu i Bardhë, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në ora 16:08, kolona ka edhe në vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në kufi janë të kalueshme.
Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/