Sërish shpërthim në Shri Lankë

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Të paktën edhe një shpërthim i ri është raportuar në Colombo, kryeqytetin e Shri Lankës.

Gazetari i “The Guardian”, Michael Safi, ka shpërndarë një video të shpërthimit në tempullin St Anthony ku shihen njerëzit derisa me panikë largohen nga kjo zonë.

Ky tempull ishte një nga caqet e synuara nga sulmet me bombë të dielën e Pashkëve.

290 persona kanë vdekur dhe mbi 500 persona janë lënduar pas tetë sulmeve me bombë që ndodhën në disa kisha dhe hotele dje në Shri Lankë.

Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse në Shri Lankë që nga përfundimi i luftës civile atje më 2009.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme