Eksperti amerikan për Ballkanin, Danile Serwer i pranishëm në në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor”, tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën se si vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave.
“Kur erdha këtu 22 vite më parë vendi ishte në kaos total, tani vendi ka lulëzuar, tani ju keni përmbushur kriteret për të futur në BE. Francës dhe BE t’i vije turp se si vepruan me ju. Tani angazhohuni ndaj kërkesave, ju mun të përparoni ende edhe pa negociatat. Vonesa nuk duhet të ndikojë në gjëra të tjera”, tha ai. /TCH/