Tre problemet në Ballkanin Perëndimor që ngadalësojë integrimin evropian, janë kontesti midis Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me emrin, normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mosfunskionimi i institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kështu ka deklaruar analisti amerikan, Daniel Serwer me rastin e prezantimit të librit të tij “Nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë” në Beograd.
Serwer konsideron se problemet në Ballkan dhe në Evropë janë përdorur nga Rusia për interesat e tyre dhe për të distancuar më tej vendet e rajonit nga BE, transmeton Klan Kosova.
Ai ha se propozimi për shkëmbim territoresh si një zgjidhje në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës “,është një ide e tmerrshme”, por kjo tregon se Serbia nuk ka ndërmend të menaxhojë ndonjëherë përsëri shqiptarët në Kosovë.
Sipas tij, ideja e shkëmbimit të territorit kërcënon Bosnjën dhe Maqedoninë dhe i jep Rusisë mundësinë për të arritur qëllimet e saj në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.
Gjatë viteve të nëntëdhjeta Shtetet e Bashkuara menduan se Kosova dhe Bosnja janë të rëndësishme, thotë Serwer dhe shton se për administratën aktuale në Ëashington, Ballkani nuk është prioritet, siç janë shumë vende të tjera në botë.
“Me rritjen e Kinës dhe Rusisë, e cila shkakton probleme në shumë vende në botë, Ballkani nuk është më prioritet. Lindja e Mesme është më e rëndësishme, por nuk është aq e rëndësishme sikurse çdo gjëra të tjera”, tha njohësi i çështjeve të Ballkanit, transmeton Klan Kosova.