Serwer: S’ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 08:43 | Nga

Eksperti i amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer duke analizuar deklaratat e ambasadorit Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka thënë si është dashur të ta thotë qartë se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Por Gregu qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare. Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane. Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme”, ka thënë Serwer, raportojnë mediat.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme