Analisti dhe profesori në Universitetin Johns Hopkins, konsideron se korrigjimi i kufijve si një mundësi e përmendur nga Presidenti Hashim Thaçi është ide shumë e rrezikshme.
Ai thekson se është e nevojshme që Uashingtoni të dërgojë një mesazh më të qartë se ndarja e Kosovës është e papranueshme.
“Çdo diskutim mbi ndryshimet e mundshme në kufijtë e Serbisë dhe Kosovës do të zgjojë nacionalizmin etnik në të keqen e saj në të dy anët e kufirit”, tha Daniel Server.
Ai thotë se është i hutuar nga deklarimi i Presidentit Thaçi se korrigjimi i kufijve do të jetë një temë diskutimi në Bruksel.
“Kjo është një mister për mua, unë nuk e di pse ai e hapi këtë tematikë tani. Ndoshta kjo ka të bëjë me politikën e brendshme, pasi disa njerëz përpiqen për të fituar pikë politike në idenë se Presheva mund të bëhet pjesë e Kosovës”, përcjell Telegrafi.
Thotë se ajo çfarë po bën Hashim Thaçi me idetë për Preshevën mund të jetë garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen, për poenë politike.
Një nga udhëheqësit e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Preshevën, dhe sigurisht Lëvizja Vetëvendosje. Unë mendoj se ai reagon me forcat e brendshme politike, andaj është një gabim i tmerrshëm, nuk do të merren meritat duke hapur një temë që është shumë e rrezikshme. Evropianët dhe amerikanët kanë mbajtur më parë diskutime publike dhe tani ata duket se kanë lejuar që kjo të ndodhë”, tha Serveri për Zërin e Amerikës në gjuhë serbe.
Serwer shpreson se shpejt SHBA-ja do të dalë me një qëndrim kundër ndryshimit të kufijve.