Quique Setien do ta vizitojë “Santiago Bernabeun” për herë të parë si trajner i Barcelonës të dielën.
Spanjolli ka një rekord impresiv si mysafir ndaj Real Madridit me ekipit e tij paraprake, që përfshin dy fitore ndaj Zinedine Zidane.
Hera e parë që mposhti Real Madridin ishte sezoni 2015/16 me ekipin e tij Las Palmas duke e mposhtur 3:1 ekipin e Rafa Benitez.
Vizita e radhës e Setienit erdhi me Real Betisin gjatë sezonit 2017/18 dhe ia doli të kthehej me tri pikët falë golit të Antonio Sanabria në fund të ndeshjes.
Në ndeshjen e tij të fundit në krye të Los Verdiblancos në ditën e fundit të sezonit të kaluar, Setien ishte duke festuar përsëri në Bernabeu teksa Betis fitoi një fitore 2-0.