Barcelona pritet të startojë sot me një formacion 5-3-2, në ndeshjen kundër Valencia.
Trajneri i ri, Quique Setien, duket se nuk do të aplikojë shumë shpesh sistemin 4-3-3, me skuadrën e Barcelonës.
3-4-3 ka qenë sistemi i preferuar në dy ndeshjet e para për ish trajnerin e Real Betis, kurse sot, kundër Valencia, pritet të ketë ndryshime.
Barca sipas të gjitha gjasave do të startojë me një 5-3-2, ku sulmi do të udhëhiqet nga Griezmann dhe Messi, shkruan lajmi.net.
Arthur, De Jong dhe Busquets pritet të formojnë treshen e mesfushes, e cila me këta tre emra do të kishte kreativitetin në maksimum.
Jordi Alba, Samuel Umtiti, Gerrard Pique, Sergi Roberto e Nelson Semedo pritet të jenë vija e fundit, e vendosur para Ter Stegen.
Mbetet të shihet se si skuadra do të funksionojë me një rreshtim të tillë.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Valencias do të luhet me fillim nga ora 16:00