Quique Setien ka humbur besimin e klubit.
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, duket se nuk do të jetë në krye të stolit katalan për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të Ruben Uria nga ‘Goal Espana’, Setien nuk do të jetë trajner i Barcelonës në sezonin tjetër, transmeton lajminet. Situata e eskaluar së fundmi edhe në dhomat e zhveshjes ka bërë që klubi të fitojë përshtypjen se trajneri ka situatën jashtë kontrollit.
Zëra të shumtë insistojnë se Setien ka humbur ‘dhomën e zhveshjes’, që do të thotë se nuk ka skuadrën prapa.
Kujtojmë se për stolin e Barcelonës emrat që përmenden vazhdimisht janë Xavi Hernandez e Ronald Koeman, por së fundmi në Britani të Madhe raportohet edhe për një ofertë të përgatitur për Pep Guardiolan.