Koreja e Jugut ka pushuar një diplomat me akuzën se ka zbuluar detaje të bisedës telefonike midis presidentit korean dhe homologut të tij amerikan, transmeton Anaolu Agency (AA).
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve Yonhap, paneli disiplinor i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut vendosi të pushojë nga detyra diplomatin i cili ka shërbyer në ambasadën e saj në Washington.
Diplomati, thuhet në tekstin e publikuar në të cilin fshihet identiteti i tij, kishte zbuluar detajet e bisedës telefonike të cilën më 7 maj e zhvilluan presidentët Donald Trump dhe Moon Jae-in me deputetin opozitar nga Partia e Lirisë, Khang Hyo-shang.
Detajet e publikuara zbardhin kërkesën e Moon për Trumpin që të vizitoj Seulin pas qëndrimit në Japoni nga ku u largua të hënën dhe nëse vërtet Trump kishte miratuar veprimin e Koresë së Jugut për ndihmë ushqimore në Korenë e Veriut.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, Kim In-chul, i tha Yonhapit se një zyrtar tjetër i cili kishte një kopje të bisedës, do të ndëshkohet me reduktim të pagës mujore për tre muaj.
Theksohet se “diplomati pranoi keqbërjen, megjithatë tha se nuk kishte ndonjë qëllim të dëmtoj politikën e qeverisë”.
Khang në një konferencë për mediat zbuloi detajet e bisedës që ishte zhvilluar më parë këtë muaj, ku akuzoi Moon-in se ka lutur Trumpin të vizitoj Korenë e Jugut.