Në mesin e viktimave nga aksidenti i tmerrshëm në Kroaci, mbeti i vdekur edhe Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.
Familja Rrustemi të hënën kanë hapur derën për ngushëllime, ata thanë për Klan Kosovën se informatën për vdekjen e birit të tyre e morën nga nipi mëngjesin e hershëm të së dielës.
Bashke me 48-vjeçarin në autobus ishte edhe gruaja e tij dhe dy djemtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Edhe nga familja e gruas së të ndjerit janë të prekur me rastin, që Sevdailin e kujtojnë si njeri të dashur.