Klubi spanjoll, Sevilla dëshiron të sigurojë një shitje të madhe gjatë verës dhe emri më i përfolur është ai i qendërmbrojtësit Jules Kounde.
Kounde ka qenë padyshim njëri nga zbulimet më të mëdha në dy sezonet e fundit, pasi ka shkëlqyer me fanellën e Sevillës në La Liga dhe Evropë.
Paraqitjet e tij superiore në qendër të mbrojtjes dhe mosha e re kanë bërë që Kounde të jetë shumë i kërkuar nga klubet elitare evropiane.
Sipas mediumit El Gol Digital, Sevilla është e gatshme të ul në mënyrë dramatike çmimin e kërkuar për Kounde, për të siguruar fitime të mëdha nga mbrojtësi këtë verë.
Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë qenë në krye të ndjekjes për yllin e Francës U21, por u larguan nga vlerësimi i Sevillas prej 90 milionë eurosh.