Nga nesër Eurowings fillon me destinacionin e Frankfurtit për të vazhduar me Wizz air në destinacionin e Vienës.
Një sezonë dimërore e suksesshme sapo ka filluar në ANP ‘Adem Jashari’ duke sjelle fluturime shtesë për dy qytetet të mëdha siç janë Frankfurti dhe Viena.
Nga data 17 Dhjetor 2019 kompania ajrore Euroëings fillon fluturimet për nga Frankfurti dy herë në javë gjatë sezonës dimërore 2019 për të vazhduar me tej me fluturime tri herë në javë gjatë vitit 2020.
Ndërkaq vetëm një ditë me vonë më 18 Dhjetor 2019 kompania low cost Wizz air do të filloj me fluturime për në destinacionin e Vienës.
Kjo kompani do të filloj fluturimet tri herë në javë gjatë sezonës se vitit 2019 ndërkaq katër herë në javë në vitin që vie./EO