Një vajzë 15 vjeçare nga Oklahoma City vdiq javën e kaluar nga mbidoza e Benadryl-it pasi ajo mori pjesë në një sfidë në TikTok, të njohur si ‘Sfida Benadryl ’.
Benadryl-i është medikament i cili përdoret si anti-histaminë për trajtimin e reaksioneve alergjike.
‘Sfida Benadryl’ është një lojë e re në të cilën adoleshentët në TikTok inkurajohen të marrin sa më shumë ilaçe alergjie, në mënyrë që të kalojnë në gjendje të pavetëdijshme, respektivisht deri sa të përballen me halucinogjene, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Viktima e qytetit të Oklahoma, identiteti i së cilës nuk është bërë e ditur, u përshkrua si një adoleshente e lumtur dhe se nuk kishte bërë më herët ndonjë eksperiment me ilaçe.
Mbidoza në Benadryl shkakton sulm në zemër, në tru, kriza, dëmtime truri e madje edhe vdekje.
Rrjeti social TikTok nuk ka reaguar ende, e as nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me këtë trend.