Përmes këtij artikulli, do tentoj të shtjelloj fenomenin e fundit që na vjen nga bota e Inovacioneve globale, që njihet si ChatGPT, i cili me një shpejtësi marramendëse, është bërë produkti më i përfolur e më i kërkuar si rrallëherë më parë në internet.
Sipas hulumtimit nga konsulenca UBS, ChatGPT konsiderohet të jetë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në historinë e internetit.
Hulumtimi i botuar krahasoi të dhënat e trafikut të aplikacioneve në internet për të gjitha aplikacionet e lançuara në 20 vitet e fundit me trafikun në adresën zyrtare të internetit, dhe rezultatet tregojnë që ChatGPT, të jetë vizituar mbi 200 milionë herë brenda dy muajve që nga lançimi i produktit.
Tiktok-ut, që konsiderohet i dyti në këtë listë, i është dashur 9 muaj të arrijë 100 milionë përdorues, dhe kjo statistikë është mjaft domethënëse.
Por sa i aplikueshëm është sot ChatGPT dhe a konsiderohet ai vetëm si një aplikacion për përdorim individual apo ka edhe zbatim për nevoja kolektive?
Ndërkohë që transformimet dixhitale po ndikojnë në ekonomitë globale, hulumtuesit nga Universiteti Stenford permes ‘Raportit mbi te gjeturat vjetore nga IA” konsiderojnë trendin aktual si një mundësi unike për të transformuar operacionet e biznesit, si dhe për të rritur ndjeshëm produktivitetin dhe efikasitetin me krijimin e produkteve të reja, me shumë më pak kosto.
Në fakt, disa fusha kryesore nga bizneset inovatore, si: Saleforce, Snap, Microsoft dhe Google kanë filluar zbatueshmërinë e Inteligjencës Artificiale (IA) gjeneruese, apo versionit GPT në organizatat e tyre. Në mënyrë që të rrisin efikasitetin dhe produktivitetin, duke bërë përshtatjen e inteligjencës artificiale me fuqinë punëtore.
Prandaj, dixhitalizmi ekonomik, shtuar këtu trendin ChatGPT ka potencialin për të rritur ndjeshëm produktivitetin dhe efikasitetin brenda organizatave, duke automatizuar detyra të ndryshme dhe rafinuar proceset administrative.
Sipas raportit hulumtues nga Universiteti Stanford – ‘Comprehensive AI Index Report 2022’, mes të tjerash theksohet se në të ardhmen e afërt inteligjenca artificiale do të jetë e aplikuar në industri të ndryshme, duke mos anashkaluar asnjërën pa dallim.
Duke filluar nga arti dhe moda, marketingu, bizneset e ndryshme apo lojrat online, si dhe kujdesi shëndetësor, të gjithë pa përjashtim do të përfitojnë ndjeshëm nga zbatimi i këtij inovacioni, pjesë përbërëse e të cilit është edhe vajza nga Tirana, Mira Murati.
Që nga fillimi i tij në Nëntor të vitit të kaluar produktin ChatGPT ka pushtuar botën.