Nga sot Shërbimi Inteligjent Shqiptar (ShISh) do të drejtohet nga Vlora Hyseni, e cila ka përpara shumë sfida.
SHISH duhet të përfshihet nga një reforme e thellë duke nisur me amendimin aktual te ligjit që daton nga viti 1998 e me pak ndryshime ndër vite.
Ky ligj duhet përshtatur me sfidat e kohës.
Ligji aktual nuk përkon me sfidat aktuale të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-S e patur përballë shërbime tejet të avancuara si ato të vendeve jo mike si Rusia apo Kina.
Ndryshimi ligjit duhet t’i japë më shumë kompetenca oficerëve të SHISH jo vetëm në sferën e mbledhjes të informacionit, por edhe në aspekte të mënyrës operacionale.
Megjithëse janë dy drejtori te ndara, zbulimi dhe kundra zbulimi reformimi SHISH duhet të prekë edhe këtë aspekt e ndjekur modelin gjerman me FIS dedikuar çështjeve të brendshme dhe BND për ato të jashtme.
Apo modelit të ngjashëm të inteligjencës angleze MI5 shërbimi brendshëm dhe MI6 ai i jashtëm.
Më kryesorja dhënia punonjësve të SHISH fuqi akoma edhe më të mëdha kur vjen puna në anën operacionale.
Sikurse paga të paktën të njëjtat me agjencinë e inteligjencës të Kosovës drejtuar me parë nga Zonja Hyseni.
Është një paradoks shumë i madh.
Agjencia për Inteligjencë e Kosovës u ngrit me ndihmën e SHISH, oficerët e të cilit sot e kanë pagën 60.000 lekë në muaj një inspektor i thjeshtë, ndërsa homologët e tyre në Kosovë marrin 2.500 euro në muaj.
Burime të mija në atë institucion më thonë se nepotizmi është një gangrenë prej shume vitesh dhe duhet te zhbëhet.
Zonja Hyseni duhet t’i japë fund kulturës të mosndëshkimit penal për oficerë të SHISH të cilët përfshihem në korrupsion siç ka ndodhur me shpërdorimin e fondeve me të cilat paguhen bashkëpunëtorët, abuzimet me dietat apo shesin informacione grupeve kriminale, siç është rasti disa zyrtarëve të një drejtorie ne Juglindje të vendit.