Sfilata e Marc Jacobs kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit,”Është një festë për jetën”

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 2001, Marc Jacobs prezantoi koleksionin një ditë përpara sulmit terrorit të 11 Shtatorit, kur militantët e grupit të Al-Qaeda-s rrëmbyen katër avionë dhe sulmuan Kullat Binjake në Nju-Jork, Pentagonin dhe një zonë të pabanuar në Pensilvani.

“Kanë kaluar 18 vite që nga ajo ditë dhe nuk do ta harrojmë kurrë,” tha ai.

“Por kjo shfaqje, njësoj si ajo e vitit 2001, është një festë për jetën,” shtoi më pas dizajneri i njohur duke kujtuar 2,996 viktimat.

Koleksioni Pranverë 2020 Ready-to-Wear është një larmishmëri, ku ndërthuren detajet e stilit të viteve ’60 dhe ’80, elementët ekstravagantë që të kujtojnë periudhën kur Jacobs krijonte për Louis Vuitton.

Artisti i grimit Pat McGrath së bashku me Jin Soon Choi dhe Mei Kawajiri, sollën pamje individuale për secilën nga modelet – nga qerpikët metalikë deri tek ata voluminozë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme