Shaban Syla thotë se nuk është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Syla, i dënuari në rastin “Bllaca” dhe ish-ushtari i UÇK-së, thotë se ka kërkuar nga OVL e UÇK-së në Drenas e Prishtinë, të dijë nëse ka ftesë për të, por ka rezultuar se nuk ka.
“Kushdo që e ka prodhuar këtë lajm duhet të mbajë përgjegjësinë e shqetësimit të familjes time, sepse unë, Shaban Syla, jam mësuar qe 8 vjet e 4 muaj me shpifje. Unë jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së dhe i përgjigjem secilës gjykatë”, ka deklaruar Syla.