Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencën e fundvitit për medie, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast kryetari i AKB-së, Agim Shahini, rritja ekonomike për këtë vit do të jetë rreth 3%.
Ai tha se Kosova pas liberalizimit të vizave bizneset do ta kenë mundësi më shumë të qarkullojnë e të gjejnë mundësi për tregjet e reja.
Por sipas tij, largimi i të rinjve do të krijojë boshllëk të madh dhe mungesë të fuqisë punëtore, ku brenda vitit do të ikin deri në 200 mijë qytetarë. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për shkak të masave të BE-së e vendimeve të gabuar të Qeverisë.
“Zhvillimi ekonomik i vendit do të jetë plus po jo më shumë qysh është para par rreth 3% eksporti në Kosovë ka rënë si mungesë e fondit ka shënuar një rënie të thellë ekonomike edhe sanksionet kundër Kosovës ndikuan integrimin politik dhe atë ekonomik”.
“Gjatë këtij viti ne nuk kemi pasur asnjë moment të duartrokasim që Kosova të pranohet nga një shtet. Kosova ende mbetet një vend që nuk është pranua nga Kombet e Bashkuara. Ajo që është e rëndësishme liberalizimi i vizave ku bizneset do të kenë mundësi më shumë të qarkullojnë të gjejnë mundësi për tregjet e reja. Kosova rrezikon që pas liberalizimit të vizave të kemi më shumë se 150-200 mijë qytetarë të jenë të larguar brenda vitit. Në vitin 2024 do të ballafaqohemi me vështirësi ekonomike për arsyeje se Kosovë edhe më tutje do të jeton me sanksione ekonomik të varura nga faktori ndërkombëtar”.
Po ashtu kryetari i AKB-së kërkoi nga kompanitë private të rrisin pagat dhe Qeveria ta ketë prioritet ekonominë.
“Operatorët ekonomikë të cilët janë aktiv më Kosovë dhe janë aleatët tonë urojmë që të vazhdojnë punën e vet dhe ta shikojnë mundësin të rrisin pagat për punëtorët. Kosova është duke dëmtuar shumë në aspekt integrues për shkak se Qeveria nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë”.
Lumnije Ajdini, nga AKB u bën thirrje qytetarëve të konsumojnë produktet vendëse në mënyrë që të përkrahen prodhuesit, raporton EO.