Shahini dhe Malaj diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve

Prishtinë | 14 Tet 2024 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj ka vizituar sot Aleancën Kosovare të Bizneseve-AKB ku u pritë nga kryetari Agim Shahini me bashkëpunëtorë, me ç’rast u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve pa pengesa.

Sipas njoftimit, ekonomia vendore duhet të zhvillohet përmes sektorit privat si  forcë dhe aset kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri.

“Shkëmbimet tregtare arritën në 440 milion euro në vitin 2023 dhe janë në rritje mes dy shteteve tona por janë jo në nivelin e dëshiruar që bizneset tona mund të furnizojnë  konsumatorët shqiptarë,neve na mungon kultura konsumuese për prodhime vendore tha  Agim Shahini Kryetar i AKB-es”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Petrit Malaj, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë tha se “jemi duke punuar ngushtë me dy qeveritë tona për përmirësimin e  ambientit ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve pa pengesa, kjo neve na obligon si institucione që të ofrojmë kushte sa më të mira dhe të sigurta për çdo biznes që investon në Kosovë apo Shqipëri”.

Të ngjashme