Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi rëndësinë e themelimit të Doganave të Kosovës në vitin 1999, duke e cilësuar si gurëthemelin e parë të shtetit dhe Republikës.
Në 25-vjetorin e Doganës, Shahini shprehu krenarinë për arritjet në krijimin e buxhetit dhe barazimin mes bizneseve të Kosovës.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe bizneset e Kosovës uruan oficerët doganorë dhe punonjësit e Doganës për sukseset e tyre profesionale. Një urim i veçantë iu drejtua Drejtorit të Doganave të Kosovës, Agron Lugalia”, tha Shahini.