Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) më një delegacion të lartë i kryesuar nga kryetari, Agim Shahini, në forumin Energy22 Expo-Forum në Tiranë, ku po marrin pjesë një numër i madh i bizneseve nga Kosova e Shqipëria, të energjisë solare, të ripërtërishme, termike dhe energjisë më erë.
Shahini, më këtë rast para pjesëmarrësve dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptarë tha së energjia sot është organi kryesorë i ekonomisë globale pa të cilën më asgjë nuk funksionon dhe për këtë shtetet dhe qeveritë e tyre duhet të liberalizojnë tregun energjisë.
“Duke i eliminuar të gjitha barrierat për licenca dhe duke i jep mundësi zhvillimit të ekonomisë energjetike edhe më shumë në këtë kohë kur është rrit Konsumi dhe po bie prodhimi. Kosova dhe Shqipëria janë shtete më mundësi të madhe bashkëpunimi sidomos në fushat energjetike për arsye së në dy sezonet verore-dimërore që e zëvendësojnë njëra tjetrën. Për këtë arsye e mundëson autostrada energjetike dhe mundësia e kompensimit është shumë e madhe”, tha Shahini.
“AKB- i fton bizneset kosovare dhe shqiptarë që të bashkëpunojnë dhe t’i bashkojnë kapitalin dhe mendjen për t’i përballuar konkurrencës dhe krizë globale.