Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës (AKB), Agim Shahini, ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës, të cilët iu përgjigjën ftesës së AKB-së për të marshuar sot në Prishtinë në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së, të po gjykohen në Hagë.
“Sot marshuan mbi 100 mijë shqiptarë, lirinë e gëzojnë mbi 1.7 milion kosovarë. E padrejtësisht po gjykohen 7 Çlirimtarë”.
“Faleminderit bizneseve të Kosovës që iu përgjigjen ftesë së Aleancës Kosovare të Bizneseve për të qenë bashkë në përkrahjen e Çlirimtarëve”, ka shkruar Shahini, në faqen e tij në Facebook, ku ka shpërndarë dhe disa fotografi.