Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Mimoza Shahini, gjatë së mërkurës ka takuar gratë nga komuna e Shtimes.
Sipas saj, gratë mbeten forcë shtytëse e proceseve të rëndësishme shoqërore e politike.
Postimi i plotë:
Gratë mbeten gjithmonë forcë shtytëse e proceseve të rëndësishme në jetën shoqërore dhe politike.
Ne takimin me të rinjtë në komunën e Shtimes u diskutua mbi barrierat që duhen eliminuar për të angazhuar vajzat e reja që të bëhen pjesë aktive të jetës politike në Kosovë.