Ministraja e Arsimit e Shqipërisë Besa Shahini vlerësoi punën e Inxhinierëve nga Kosova në verifikimin e dëmeve në shkolla dhe objekte banesore, duke shkruar se ata inspektuan 150 shkolla dhe një numër të madh banesash.
Shahini ka treguar se tani janë në fazën e fundit të analizave të të dhënave që kanë dorëzuar ingjinierët për të përmbyllur planin e masave që do të ndërrmiren.
“Inxhinierët e ndërtimit nga Kosova, gjatë punës me 28 dhe 29 Nëntor. Kanë vizituar rreth 150 shkolla dhe një numër më të madh banesash për të verifikuar qëndrueshmërinë infrastrukturore të tyre. Punuan nën ombrellën e Institutit të Ndërtimit dhe na ndihmuan shumë që të kemi një pamje më të qartë të gjendjes infrastrukturore. Jemi në fund të analizës së të dhënave që dorëzuan inxhinierët dhe po bëjmë komunikimet e fundit me bashkitë dhe zyrat vendore arsimore për të mbyllur edhe planin e masave që do të ndërmarrim”.