Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se si shkak i përqindjes së ulët të investimeve kapitale, rritja ekonomike në vend ishte e dobët. Sfidë, i konsideron sanksionet e mungesën e mbështetjes së prodhimit vendor nga shteti, raporton Ekonomia Online.
Në kon koherencën përmbyllëse të vitit me temën “Ekonomia e Kosovës 2024 si dhe sfidat e saj ne vitin 2025”, Shahini ka thënë se Kosova vazhdon të përballet me sanksione ekonomike dhe politike nga BE-ja, duke humbur mbi 1 miliard euro.
“Të kthejmë vëmendjen edhe një herë se çka ndodhi në vitin 2024 në aspektin ekonomik dhe çka pritet për vitin 2025 në aspektin ekonomik dhe në aspekt socio-ekonomik-politik dhe integrues. Kosova edhe në vitin 2024 mbetet një nga vende e rralla në Ballkanin Perëndimor që prin me importin mbi 6 miliardë euro nga vendet e ndryshme, Kosova po hynë në vitin e dytë të sanksionuar ekonomikisht politik dhe faktorëve ndërkombëtarë dhe nga BE-ja, ku efektet e saj janë më shumë se 1 miliardë euro. Prodhimi vendor mbetet ende i dobët dhe pa mbështetje institucionale të pa mjaftueshme. Kosova dhe bizneset e saj e patën një vit të rëndë ekonomik dhe politik duke u prekur edhe siguria nacionale dhe ajo vitale është ajo e sulmit në Veri që kjo është theksuar për investitorët vendor dhe të huaj”, deklaroi Shahini.
Shahini theksoi se Kosova nuk arriti njohje ndërkombëtare dhe nuk u anëtarësua në asnjë mekanizëm ndërkombëtar.
Megjithatë, ai shtoi se sektori privat ka përjetuar rritje, me paga që janë rritur mbi 20%, dhe energjia solare mbetet një prioritet.
“Edhe vitin 2024 nuk solli për Kosovën asnjë njohje njëkohësisht nuk arriti Kosova që të anëtarësohet asnjë mekanizëm ndërkombëtarë prandaj Qeveria e vendit këtë vit e mbylli pa një dialog të mirëfilltë ekonomik dhe social me partnerët e vet. Tatimi në pronë ishte një tatim i vënë në këtë vit AKB-ja e kundërshtoj dhe kundërshtimi i saj ky të prongolohet për vitin 2026 dhe jo siç çështje planifikuar në fillim të vitit 2025. Por shpresojmë se Qeveria e re do të ndryshoj plotësisht këtë ligj”, theksoi Shahini.
Gjithashtu, Shahini theksoi rëndësinë e investimeve në energjinë solare si një prioritet për vitin 2025, duke theksuar se sektori energjetik mbetet një sfidë e madhe për vendin.
“Investimet kapitale ishin të ulëta dhe të vogla prandaj edhe rritja ekonomike ishte e dobët, pavarësisht që ishte pozitive Kosova mbetet një nga vendet më të varfëra në Ballkanin Perëndimor. Rritja ekonomike ka ardhur kryesisht nga sektori privat, kushtet e punës për punëtorët për vitin 2024 janë rritur dukshëm më mirë sesa vitin 2023, prandaj pagat edhe në sektorin privat janë rritur pothuajse mbi 40 për qind në disa kompani dhe mesatarit mbi 20 për qind në tërë Kosovën në sektorin privat. Kjo e ka bërë që punëtorët të jenë më të trajtuar në sektorin privat në krahasim me vitet e kaluara. Kosova këtë vit tentoj që të jep disa tenderë për energji solar por mbetet një nga prioritete që duhet të mbetet edhe në vitet 2025. Ky vit u mbyll pa energji elektrike dhe më e shtrenjta dhe patën vështirësi me prodhuesit vendor”, përfundoi ai.
Fadil Maxhuni, anëtar i AKB-së, theksoi se sektori i ndërtimtarisë është kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi lidh shumë sektorë të tjerë, si punësimi dhe materialet ndërtimore.
Ai kritikoi mungesën e investimeve kapitale, që ka ngadalësuar zhvillimin ekonomik dhe ka kontribuar në ikjen e të rinjve.
“Sektori i ndërtimtarisë si më i fuqishëm që nxit zhvillimin ekonomikë të vendit tonë, ky sektor që i lidh të gjithë sektorët e tjerë duke filluar prej punësimit të fuqisë punëtorë, pastaj të materialit ndërtimor, e sektorë të tjerë që janë hallka të tjera të sektorit të ndërtimit, çka e ka karakterizuar sektorin e ndërtimtarisë mungesa e investimeve kapitale që ka qenë shumë e ulët këto vitet e fundit si pasojë e këtyre investimeve ka çaluar edhe zhvillimin ekonomik i vendit. Si mungesë e këtyre investimeve kemi edhe ikjen e fuqisë së të rinjve tanë. Problem tjetër është edhe normat e larta të interesit bankar si pasojë e mungesës së parasë në qarkullim shumë firma iu janë adresuar bankave, e dimë që normat e larta të interesit për investimet shumë firma janë në kolaps. Ballafaqimi i bizneseve e ka bërë edhe zvarritja e madhe e gjyqësorit si penguese që ka qenë në realizimin e kontesteve gjyqësorë që ka shkaktuar mungesë të projekteve kapitale që kanë pasur firmat sidomos në kryeqytet”, ka theksuar Maxhuni.
E Lumnie Ajdini, drejtore menaxhuese e AKB-së, theksoi se këtë vit kanë realizuar mbi 400 aktivitete për mbështetje të bizneseve në Kosovë, duke përfshirë iniciativën 22-vjeçare për promovimin e produkteve vendore dhe mbi 100 takime për zgjerimin e tregut dhe qasjen në Tregun Evropian.
Ajo theksoi se AKB ka luajtur rol kyç në promovimin e bizneseve kosovare për zhvillimin ekonomik, ndërsa përmendi sfidat si humbjen e fuqisë punëtore, vështirësitë në qasjen te tenderët publikë dhe normat e larta të interesit, që kontribuojnë në mbylljen e bizneseve.
“AKB-ja ka realizuar mbi 400 aktivitet të ndryshme me qëllim që të mbështet bizneset në Kosovë. Ndër aktivitet që kemi realizuar AKB është javët e biznesit që kemi iniciative 22 vjeçare që është promovuar prodhimet vendore. Mbi 100 takime dhe forume me qëllim që ta rrisim tregun dhe të kemi qasjen në Tregun Evropian. AKB përmes këtyre aktiviteteve ka vazhduar të luaj rol kyc në mbështetjen e promovimit të bizneseve kosovare për zhvillimin ekonomik të vendit. Shkaqet e mbylljeve të bizneseve ku përfshinë humbjen e fuqisë punëtorë, mos qasja e tenderëve publike, normat e lartë të interesit”, u shpreh ajo.