Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur edhe disa statistika për leksionet online në universitete deri më datë 25 mars.
“49,400 studentë po ndjekin leksionet online nga pedagogët e tyre”, tha Shahini, ndërsa përgëzon universitetet që ndërmorën menjëherë masa për të vijuar punën me studentët e tyre në kushte shtëpie.
“Tashmë, sfida për universitetet është të përfshihen TË GJITHË studentët në mësimin online”, mbyll mesazhin e saj Ministrja Shahini.